Kush janë politikanët dhe personat e njohur që janë ndarë për t'u rimartuar? (FOTO)

Postuar: 12/03/2018 - 18:50

   “Bashkë, derisa vdekja të na ndajë”, është thënia e njohur që shoqëron çdo kurorëzim të dashurisë me martesë. E kur dashuria përfundon, apo për një mijë arsye të tjera, çiftet zgjedhin ndarjen e duke lënë pas betimet.

Politikanët tanë apo personat e njohur të ekranit, nuk bëjnë përjashtim.  Si të gjithë ne, ata kanë pasur historitë e tyre të dashurisë me pëlqime, lidhje, martesa dhe ndarje. Por, pas një divorci sërish ka pasur një tjetër martesë.

Këta janë politikanët dhe personat e njohur që janë ndarë për tu ri-martuar:

Fatos Nano

Pas një martese prej 30 vitesh, Fatos Nano iu drejtua gjykatës për t’u ndarë nga bashkëshortja e tij, Rexhina Nano, me të cilën kishte dy fëmijë te rritur. Nano brenda një kohe të shkurtër shkoi drejt altarit dhe u martua me Xhoanën.

       Edi Rama

Kryeministri aktual ka qenë më parë i martuar me aktoren Matilda Makoçi, një martesë që pati si fryt edhe një djalë, Gregorin. Në 1991 martesa e tyre u zgjidh zyrtarisht në Gjykatën e Tiranës. Në 2010, Rama u martua me Lindën dhe kanë një djalë së bashku, Zahon.

       Eduard Shalsi

Pas disa vitesh martesë dhe një fëmijë së bashku, Eduard Shalsi u divorcua bashkëshortja, Alisaveta më 2006-ën. Shalsi vendosi sërish të martohej më 2012-ën me arkitekten dhe pedagogen Eranda Liçi.

       Eduard Selami

Prej disa vitesh Eduard Selami ka qenë i martuar me ish Miss-in Pegi Vreto, me të cilën ka edhe tre fëmijë. Çifti është ndarë dhe Selami është martuar me gazetaren Ilva Tare, me të cilën ka dy fëmijë.

       Edi Paloka

Martesa e parë e Edi Palokës ishte me një shoqe shkolle, fryt i së cilës ishte një vajzë. Por, ata u ndanë dhe Paloka u martua sërish me Desara Mema dhe kanë një fëmijë së bashku.

       Arben Ristani

Një martese në moshë të re, e cila u kurorëzua me lindjen e një vajze, por që përfundoi në divorc. Ristani u martua sërish me Alketa Zazon, pas një bashkëjetese të gjatë.

      Alban Dudushi

Moderatori Alban Dudushi i dha fund martesës së parë , fryt i së cilës është një vajzë, për tu martuar sërish me gazetaren Bieta Sulo. Ata janë bërë prindër të një djali, prej pak kohësh.

       Inva Mula

Sopranoja Inva Mula është ndarë nga Pirro Çako, martesë nga e cila kanë një djalë. Anthony Çako, pas ndarjes së prindërve vendosi të jetonte në Francë me nënën e tij. Mula është martuar përsëri me biznesmenin e pasur shqiptar Ethem Ramadani ku edhe nga kjo martesë ka një vajzë. /gsh.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Grida Duma është një ndër politikanet më të ndjekura në Shqipëri që merr vëmendje të madhe në çdo dalje publike që bën.

Mund të duket si një gjë e zakontë dhe aspak e nevojshme për të shkuar një spital.

Femrat e dashuruara janë më të prira për të shtuar peshë, prandaj në vitin e parë të lidhjes me partnerin mund të shtojnë edhe deri në ka

Alkooli është përgjegjës për më shumë se 5% të vdekjeve në të gjithë botën ose rreth 3 milionë vdekje në vit.

Australania Josie Capllonch ka shpenzuar 50 mijë dollarë në operacione plastike pas dëshirës së madhe për tu dukur si një kukull barbi.

Rrjeti social Instagram ka bashkëpunuar me Giphy për të sjellë një opsion të ri për përdoruesit.

Një ish-futbollist legjendar i Liverpulit ka bërë një rrëfim tronditës për BBC.

   Artisti Robert Aliaj ka bërë një rrëfim të fortë në studion e emisionit “Provokacija” të Mustafa Nanos në ABC News.

   Kimberly Thompson është ish-bateristja e stafit të Beyonce, e cila sapo është tërhequr nga detyra e saj.

   Kur dëshira për të luajtur në lojërat online, na kthehet në një obsesion, duhet të bëjmë kujdes sepse tashmë kjo është një sëmundje…”