Kush këput zambakun “Mis/Akkuş” gjobë mbi 9 mijë euro në Turqi

27/06/2019 - 08:22

Ata që do këpusin zambakun i cili në literaturë quhet “Mis/Akkuş” i zbuluar për herë të parë në Ordu të Turqisë në vitin 1993, do të paguajnë gjobë në vlerë prej rreth 9.200 euro (60 mijë lira) për çdo rrënjë.

Ordu, qytet i pasur me florë dhe faunë, është shtëpi e mbi 1.700 llojeve bimore të regjistruara nga të cilat 130 janë endemike. Një ndër bimët që tërheq më së shumti vëmendje është edhe zambaku “Mis/Akkuş” i cili ka një jetë prej 15-20 ditësh dhe del në pah në muajin qershor.

Ky lloj i bimës mbrohet nga Drejtoria e Menaxhimit të Pyjeve.

Drejtori rajonal për menaxhimin e pyjeve, Soner Yılmaz në deklaratën për Anadolu Agency (AA) tha se bima gjendet vetëm në këtë rreth të qytetit Ordu, përkatësisht në Akkuş dhe se për herë të parë është fotografuar nga dy shkencëtarë në vitin 1993.

Ai potencoi se në kuadër të punimeve shkencore, bima ka marrë vendin e saj në literaturë në vitin 1993. Ai tregoi se emri latin i zambakut është “Lilium Akkusianum”.

Yılmaz tregon se zambaku ka një gjatësi prej 1,5 metra, duke shtuar se ka një jetëgjatësi prej 15-20 ditësh, varësisht nga kushtet klimatike.

“Zamabaku Mis/Akkuş është një ndër bimët që ne jemi duke e mbrojtur. Dënimi për këputjen ose zhvendosjen e një rrënje të këtij zambaku është 60 mijë lira (rreth 9.200 euro)”, u shpreh ai.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

63-vjeçari Sakal Dev Tuddu nga Munger nuk i ka larë dhe prerë flokët e tij prej 40 vitesh dhe i mban sipër kokës në formën e një çallme.

Ekspertët kanë ngritur alarmin në lidhje me aplikacionin FaceApp, që është bërë viral në rrjetet sociale, ku duket se efekti më i preferu

Një lojë e re që ka përfshirë edhe personazhet e famshëm publik po pushton rrjetet sociale. Si do të jetë fytyra juaj kur të plakeni.

Konsumatorët në Brazil kanë zbuluar kokainë kur hapën kutitë e detergjenteve të rrobave që blenë në një supermarket në Sao Paulo.

“Dashuria për kafshët” ishte tema e mbrëmjes së të martës në emisionin “Opinion”, në Tv Klan.

Shpenzimi i pesë minutave me një femër atraktive i rrit nivelet e kortizolit, hormoni trupor i stresit, sipas një studimi nga Universitet

Në periudhën që ka qenë brenda në burg Keisi ka qenë mbështetja më e madhe për Stresin.

Këngëtari i njohur me origjinë australiane, Faydee është kritikuar nga fansat e tij në “Instagram” për bashkëpunimin e sjellë së fundmi m