Del në shitje super jahti i Paul Allen. ‘Octopus’, kështu quhet jahti luksoz që ka udhëtuar në të gjithë botën, nga Venecia në Shanghai, duke mbajtur në të personazhet më të famshëm botërorë.

Pas vdekjes së Allen në tetor të 2018, jahti ka dalë në shtije për 326 milionë dollarë. Në librin e tij të kujtimeve ‘Idea Man’, e publikuar në 2011, Allen thotë se ka mbetur pa fjalë kur e ka parë për herë të parë jahtin gjigand, me 126 metrat e tij, që atëherë ishte jahti i katërt më i madh në botë, ndërsa tani renditet në vend të 14 në klasifikimin e jahteve më të mëdhenj botëror.

Dizenjimi i jashtëm është bërë nga Espen Oino, i specializuar për anijet dhe yahtet luksoze dhe është ndërtuar nga kantieret detare gjermane Lürssen në Breme e Hdw. Ndërsa dizenjimi i brendshëm është projektuar nga Jonathan Quinn Barnett, me origjinë nga Seattle, që ka ndërtuar 41 kabina në bord, ku Allen mund të ftonte një numër jo shumë të madh personash. Ka hapësirë për 26 të ftuar në 13 kabina dhe për 63 anëtarët e ekuipazhit, janë dhomat që mbeten.

Allen e përdori jahtin e tij edhe për t’ju kushtuar aventurës. Një prej tyre, siç tregon vetë ai, ishte zhytja më mbresëlënëse e jetës së tij, në tentativën për të eksploruar një aeroplanmbajtëse të mbytur. Një herë tjetër ai u mor me studimin për të eksploruar një anije romake të zhytur ne Mediterran. ‘Octopus’ ka realizuar çdo mision që kisha në mendje’, kishte thënë bashkë-themeluesi i Microsoft në një intervistë.

I lindur në 1953, Paul Gardner Allen u bë i famshëm pasi së bashku me Bill Gates themeloi Microsoft. Pas tetë vjetësh të themelimit të Microsoft ai dha dorëheqjen, për shkak të problemeve me shëndetin dhe të raporteve të tij të këqija me Gates.

Ai ka mbetur një model i botës së teknologjisë dhe për të gjithë jetën vazhdoi të investoi paratë e tij në aventura sipërmarrëse. Allen bleu skuadrën e basketbollit Nba Portland Trail Blazers dhe atë të futbollit të Seattle Seahaeks. Vdiq në tetor të 2018 për shkak të një limfome, të cilën e kishte luftuar prej vitesh.