Një fëmijë 1-vjeçar është kthyer në një personazh shumë të dashur në mediat sociale.

Vogëlushi i quajtur Kove, numëron më shumë se një milion ndjekës në Instagram, ku në një postim të faqes së tij shkruhet se i “pëlqen të gatuajë dhe të eksplorojë në kuzhinë”.

Përmes videove të publikuara në rrjetet sociale duket se si ai po ndihmon në përgatitjen e recetave.

Nëna e tij, Ashley Wian, në një prononcim për CNN është shprehur se videot filluan si një mënyrë për të ndarë ngazëllimin e djalit të saj në kuzhinë me miqtë dhe familjen.

“Gatimi është vetëm një nga shumë gjëra praktike që Kobe bën në shtëpi. Ai ka shumë qejf që e bën atë”, tha ajo.

Ky vogëlush gazmor ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve…