Ky është sekreti për të patur një trup si të Halle Berry-t

21/09/2020 - 21:00

Ajo është 54 vjeçe, por mosha për të është vetëm një numër. 

Në 14 gusht, Hally Berry festoi 54 vjetorin dhe të gjithë vëmendjen e mori postimi i saj për ditëlindje, ku aktorja duket më në formë se kurrë.

"54...Dhe jeta sa vjen e bëhet më e mirë", shkruante ajo.

Halle ka qenë gjithnjë “fanse” e fitnesit. Në një postim në Instagram, në nëntor të vitit 2019, ajo thotë se nuk ka ndjesi më të mirë se t’i vendosësh vetes një qëllim dhe ta arrish atë.

“Vendosni qëllimin që doni, edhe më shumë sesa mendoni se mund të arrini. Mbajeni atë qëllim dhe punoni për të. Puna nuk do të jetë e lehtë, por për rezultatin, ja vlen çdo sekondë.”

Në një intervistë për Women’s Health US, aktorja i jep gjithë falenderimet e saj dietës ketogjenike. Ajo thotë se e ndihmon të qëndrojë elegante dhe të mbajë nën kontroll diabetin.

“Dieta ketogjenike është pa sheqerna dhe pa karbohidrate. Asgjë të bardhë.”

Halle e mbush dietën e saj ushqimore me yndyrna të shëndetshme, si: avokado, vaj kokosi dhe gjalpë. Vezët, proteinat dhe legumet janë pjesë e pjatave të saj, së bashku me shumë perime.

Vaktet e saj janë të plota dhe me shumë ushqim, por gjithnjë të shëndetshme.

Aktorja flet edhe për benefitet e “intermittent fasting”, që është konsumi i ushqimeve në një orar të caktuar.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku një britanik i pasur ka masakruar me thikë gruan e tij, pasi kryen marrëdhënie seksua

Të dielën ne i kthyem akrepat një orë mbrapa, duke u përpjekur të futemi në një ritëm të ri.

Një rreze misterioze e dritës jeshile u shfaq kohët e fundit në qiellin e Britanisë së Madhe.

Kur kohët bëhen të vështira, rrethimi i vetes me pozitivitet mund të jetë ilaçi më i mirë për shpirtin tuaj.

Sa herë e prekni kabinën përreth jush në një aeroplan kur fluturoni? Po aeroporti?

Gigi Hadid i ka lënë të gjithë pa fjalë me imazhet e saj të fundit.

Dita e sotme në vendin tonë është karakterizuar nga reshje shiu dhe vranësira në pjesën më të madhe të vendit.

Ndonëse këngëtarja e njohur, Elvana Gjata ka zgjedhur mos të publikojë shpesh në rrjetet sociale, së fundmi duket se ka bërë një përjasht

Ardhja e një bebushi në jetë ndryshon çdo gjë në jetën e një gruaje. Mes pagjumësisë, të përzierave dhe idesë që një krijesë e jotja ësht