Parlamenti i Tajvanit bëhet vendi i parë në Azi që legalizon martesën e të njëjtit seks. Në vitin 2017, gjykata kushtetuese e ishullit vendosi që çiftet e të njëjtit seks të lejoheshin që të martoheshin ligjërisht.

Parlamentit iu dha një afat kohor prej dy vjetësh dhe iu kërkua të kalonin ndryshimet deri më 24 maj.

Qindra mbështetës të komunitetit LGBTI u mblodhën jashtë ndërtesës në kryeqytetin e Taipei-t për të pritur vendimin historik.