Mali i Zi do t'i mungojë këtë vit festivalit "Eurovision 2020". Lajmin e bëri të ditur transmetuesi malazez RTCG.

Drejtori gjeneral tregoi se nuk do të marrë pjesë në festivalin që mbahet në Rotterdam vitin e ardhshëm për arsye financiare.

“Këtë vit vendosëm t’i investojmë ato para në rinovimin e mjeteve së RTCG. Plani është të blejmë vetura të reja dhe kjo përmirëson sigurinë e ekuipazheve tona, të cilët udhëtojnë mbi 1.000 kilometra në baza ditore”, njoftoi RCTG.