Kylie Jenner tregon dollapin me këpucë të shtrenjta, shpërthejnë ndjekësit

24/08/2019 - 18:44

Kylie Jenner është vënë në qendër të kritikave në rrjetet sociale. 22-vjeçarja, e cila vetëm pak kohë më parë u shpall nga revista “Forbes” si miliarderja e bërë vetë më e re në moshë, së fundmi vendosi të shpaloste koleksionin e saj marramendës të këpucëve duke u dhënë akses ndjekësve në Instagram në dollapin e saj gjigant.

Kështu duke treguar blerjet e ditës, dy palë këpucë me majë nga Balenciaga dhe një palë sandale të sheshta Gucci, themeluesja e “Kylie Cosmetics” njohu rrjetin me një pjesë të mirë të dollapit të saj të pafundmë të këpucëve duke shtuar në fund: “A kam një problem?”

Dhe sipas ndjekësve në rrjete sociale, Kylie ka një problem, mungesën e ndjeshmërisë ndaj çështjeve me rëndësi madhore siç është rasti i zjarreve në Amazonë. Komentues të shumtë i kanë “tërhequr veshin” miliarderes duke i thënë se në vend që të vijonte të koleksionte këpucë mijëra dollarëshe, mund të bënte donacione për kauza të tilla.

“Kylie Jenner është këtu duke blerë palën e 673838 të këpucëve Gucci ndërkohë që pylli i Amazonës po digjet. Kjo vajzë ka para me thasë dhe ndjekës pafund, të paktën mund të bënte një postim në Insta Story për të rritur ndërgjegjësimin!”- ka shkruar dikush në Twitter, post i cili është rishpërndarë mijëra herë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vende të ndryshme të botës kanë rregulla të ndryshme. Për vizitorët, ato sigurisht janë të panjohura.

Mburrja nuk është një gjë e bukur, por gjithmonë ekziston dikush që e konsideron veten superior ndaj të tjerëve, më autoritar, më të aftë

Mbrëmjen e kaluar, moderatori i emisionit "Zonë e Lirë", Arian Çani kishte ftuar një trupë aktorësh për të promovuar një shfaqje teatrale

Kuzhina e Meghan dhe Harry ndryshon. I hapet drita jeshile shumë ushqimeve që në Buckingham Palace ishin të ndaluara.

Në qendër të vëmendjes së mediave rozë kanë qenë bukuroshja Rike Roçi dhe boksieri Kristi Prenga, të cilët pak kohë më parë u kapën “mat”

Marrëdhëniet janë të ndryshme, por diskutimet midis dy personave janë gjithmonë të pranishme herë pas here ndaj dhe duhet bërë kujdes që

Së fundmi pjesë e mediave turke është bërë aktorja e njohur nga Kosova, Arbnora Ademaj.

Ky kombinim i bërë nga Victoria Beckham po kthehet në modë në këtë vit të ri.

DiCaprio dhe Robert de Niro konfirmojnë se do të luajnë bashkë në të njëjtin film.