Një burrë i cili hyri me forcë në xhami dhe la brenda proshutë derri është dënuar me 15 vite burg.

Michael Wolfe nga Titusville në Florida është shpallur fajtor për dhunimin e një xhami në janar të 2016.

Pamjet tregojnë 37-vjeçarin i cili thyen dritaret dhe xhamat e xhamisë përpara se të linte një proshutë në derën e  kryesore.

Wolfe u deklarua fajtor për vandalizimin e një vendi adhurimi të martën pasi një marrëveshje për pranimin e fajësisë që u organizua nga policia dhe xhamia.

Përveç dënimit, Wolfe do të mbetet në provë edhe për 15 vite pas lirimit të tij.