Lajm i keq për Kim Kardashian

18/10/2018 - 23:05

Nuk është e thjeshtë të jesh e martuar me Kanye West dhe këtë gjë e di e gjithë bota. Por, me sa duket, për Kim Kardashian kjo gjë po bëhet gjithmonë dhe më e vështirë.

Pas vizitës së reperit në Shtëpinë e Bardhë dhe videove të çuditshme ‘live’ në rrjetet sociale, Kim po kalon një periudhë vërtetë të sikletshme.

Dhe nëse sjellja e tij nuk ndryshon, shumë shpejt Kim mund t’i japë fund martesës.

HollyWoodLife.com ka zbuluar situatën e vështirë që Kim po kalon duke theksuar se ajo ndihet e dëshpëruar.

“Kim po mundohet shumë të shpëtojë martesën e tyre, por me të vërtetë që nuk di ç`të bëjë. Ajo është e frikësuar për shëndetin e Kanyes dhe për ndikimin që disa nga sjelljet e tij mund të kenë te fëmijët e tyre në të ardhmen”, -janë shprehur disa burime të afërta me Kim për Hollyewood Life. Po ashtu këto burime kanë shtuar se ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka frikë se zgjedhjet e gabuara të të shoqit mund ta shtyjnë drejt vendimeve drastike. Ajo po tregohet e duruar, e dashur dhe mirëkuptueshme, por nuk e di edhe sa situata të tilla ajo dhe familja e saj mund të përballojnë.

Videot dhe postimet e Kanye në rrjetet sociale nuk janë aspak normale dhe po shkaktojnë gjithmonë dhe më shumë debate me publikun. Prandaj, sa herë ai poston diçka, Kim ndihet në një presion shumë të madh dhe pret më të keqen. Se si do të shkojnë gjërat mes tyre, mbetet për t`u parë!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një fluturim i British Airways i cili u nis nga Londra dhe kishte si destinacion Düsseldorf, Gjermani, përfundoi në Edinburg të Skocisë.

Një eksperte e familjeve mbretërore ka akuzuar Meghan Markle sepse sipas saj ajo ka tendenca që të jetë një “Yll ndërkombëtar”, edhe pse

Mel B lëshon “bombën” dy muaj para fillimit të nisjes së turit të ribashkimit të “Spice Girls”.

Nikki Bella do t'i japë fund ndeshjeve "Wrestling" ku u bë e njohur pasi trupi i saj nuk mund të përballojë më dhimbjen që shkaktohet nga

Një mësues i shkencave në Kenia, që ka dhënë pjesën më të madhe të pagës së tij për të mbështetur nxënësit e varfër, ka fituar një çmim p

Ditën e sotme Nora Istrefi feston ditëlindjen dhe surprizën më të bukur me siguri e ka marrë nga Roberti dhe Renee.

Disa kriminelë në HMP Guys Marsh në Dorset kanë mbushur minj të ngordhur me drogë dhe telefona celularë për t'i kontrabanduar brenda burg

Nuk është sekret që qentë janë miqtë e njerëzve dhe një burrë nga SHBA ka provuar vlerës e kësaj miqësie.

Një studente 22-vjeçare që nuk mund të jetojë pa rrezet e diellit dhe solarin ka deklaruar se shpesh herë ia ngatërrojnë rracën.