Lajmi i rremë mbi Zuckerberg i kushtoi atij një humbje prej 3.3 miliardë dollarësh

20/01/2018 - 21:29

Sipas disa publikimeve të fundit nga mediat turke u tha se CEO i Facebook-ut, Mark Zuckerberg kishte blerë një superjaht, që kushtonte 150 milionë dollarë.

Por më 19 janar, stafi i Facebook-ut ka dalë me postime të ndryshme duke e mohuar lajmin.

Sipas postimeve turke, kreu i Facebook-ut kishte blerë një superjaht luksoz në shtator të vitit të kaluar në Monako. Kjo blerje ishte bërë nga një tjetër multimiliarder, Graeme Hart.

Ky superjaht, që njihet me emrin Ulysses, është cilësuar si një ndër jahtet më luksoze dhe me një sipërfaqe gjigante. Ai mund të akomodojë deri në 30 të ftuar në 15 suita private luksoze, ndërkohë që vetëm stafi i ekuipazhit të tij shkon në 43 veta.

Por mohimi i lajmit të rremë në lidhje me blerjen e Zuckerberg-ut, i kushtoi këtij të fundit shumë.

Për shkak të këtij lajmi, Mark Zuckerberg mori një vend për t’i dhënë prioritet të gjitha postimeve të miqve dhe familjarëve të tij në News Feed në lidhje me mohimin e lajmit, gjë që i kushtoi atij rreth 3.3 miliardë dollarë. Humbja erdhi sepse duke i dhënë prioritet dhe duke filtruar gjithmonë të dilnin ndër të parat postimet që ai dëshironte, ai uli shumë çmimin e reklamave të ndryshme apo postimeve që lexoheshin më shumë në faqen e tij.

Edhe aksionet e Facebook pësuan një rënie me 4.5 për qind. Humbja e ka kaluar automatikisht, supermiliarderin Amancio Ortega të renditet i katërti në listën e më të pasurve në botë, ndërsa Zuckerberg të bjerë nga kjo renditje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Para pak minutash, në media ka qarkulluar një lajm që i ka habitur të gjithë.

Një studente 21-vjeçare nuk mundi të përjetonte dot stresin që kaloi në qeli për një aksident rrugor që kishte shkaktuar, duke i dhënë fu

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar një foto në rrjete sociale, ku e shohim në Bjeshkët e Nëmuna.

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, apo ajo që pritet të jetë edhe mbretëresha e ardhshme e Britanisë, duket se ka probleme me fustanet

Kjo foto e bërë nga NASA në Antarktikë ka mahnitur jo pak njerëz. Ajsbergu është një drejtkëndor i rregullt, si i prerë me thikë.

Këngëtarja Rezarta Shkurta ka ndarë gjithnjë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momente nga rritja e vogëlushes së saj Hera.

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur personazhe të njohur të ‘showbiz-it’ kanë tradhtuar.

Ditëlindja e 38-të e ka gjetur Kim Kardashian shumë të lumtur krah bashkëshortit të saj, Kanye West.

Iluzionet optike janë krijuar kryesisht për të testuar se sa shpejt punon truri i njeriut.

Tre adoleshente rrezikojnë burgun pasi bënë selfie duke përshëndetur me krahun shtrirë, e ngjashme me përshëndetjen e nazizmit.