Meghan Markle dhe Kate Middleton kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të marrëdhënies me njëra-tjetrën.

Jo pak herë është aluduar për zënka apo debate mes tyre, mirëpo në çdo dalje publike ku iu është dhënë rasti të shfaqen bashkë, ato janë munduar të tregohen sa më të afërta.

Megjithatë, burime për “Us Weekly” kanë treguar se thashethemet janë të vërteta. Sipas tyre, Meghan dhe Kate nuk kanë folur më me njëra-tjetrën që pas largimit të Meghan dhe Harryt nga familja mbretërore.

Kjo ftohtësi e menjëhershme tregon se në fakt ato kanë pasur disa krisje por ruanin një raport formal për shkak të statusit si nuset e familjes mbretërore.

Kujtojmë se princ Harry dhe Meghan u larguan nga familja mbretërore për qenë të pavarur ekonomikisht dhe për të jetuar mes Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.