20/09/2019 - 22:26
“Ëndrrat” e Lindsay Lohan për t’u bërë një princeshë kanë marrë fund! Këngëtarja 33 vjeçare është single, pasi është ndarë nga princi saudit miliarder Mohammad bin Salman.
Lajmin e bëri vet të ditur sot në një emision mëngjesi australian.
“U ndamë sot!” tha ajo.
Por duket se aktorja nuk ka ndërmend të qëndrojë vetëm për shumë kohë pasi ja ka vënë syrin ish-të dashurit të Miley Cyrus, Liam Hemsworth.
Thashethemet se ajo dhe 29 vjeçari mund të jenë në prag të një lidhjeje të re filluan pas komentit të Lohan në foton e Liam në Instagram, “Pse nuk u takum në Sidnei ose në Bondi”, gjatë pushimeve të këtij të fundit në ishullin Makepeace të Richard Branson.
/portali DurresLajm/