Lefter Koka poston mesazhin e ndjerë: Më merr malli për ty prej 25 vitesh!

16/10/2019 - 18:33

Humbja e një prindi është gjithmonë e vështirë për t’u pranuar dhe mësuar.

Edhe pse ka kaluar plot çerek shekulli nga ndarja nga jeta e të atit, Hakiut, për deputetin e Durrësit Lefter Koka mungesa e tij është e pazëvendësueshme.

Edhe pse tashmë vetë prind i tre fëmijëve të rritur, Koka, përmes një mesazhi të ndjerë në rrjete sociale shkruan: “Kthej kokën pas dhe sot si prind, si bashkëshort kuptoj sa shumë dua të ndaj me ty Haki, sa shumë dua të më tregosh rrugën”.

“Nuk ka ditë të mos kem mall për ty!”,- vijon më tek Koka, ndërsa kërkon bekimin e të atit, pasi e gjithë familja ka nevojë për të.

Postimi i plotë i deputetit Koka:

25 vite pa tim atë sot.
25 vite që kërkoj të ndaj me Hakiun rrugëtimin tim, të mamasë e familjes tonë.
Kthej kokën pas dhe sot si prind, si bashkëshort kuptoj sa shumë dua të ndaj me ty Haki, sa shumë dua të më tregosh rrugën. Për fëmijët Arbin, Rinën e Anën, për rrugën e tyre dhe ëndrrën tënde, që ne fëmijët e tu të ndërtonim familje të shëndosha e rrisnim fëmijë të lirë, të ndershëm dhe të drejtë.
Më mungon shpirti yt i rrallë, më mungon heshtja jote, po aq sa fjala jote. Nuk ka ditë të mos kem mall për ty!
Na beko nga lart Haki, kemi nevojë për ty.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditën e sotme kanë nisur replikat online mes Julian Dedës dhe Mira Kazhanit.

Disa ditë më parë, vogëlushi Alvin Berisha u shpëtua nga kampi i ferrit në Siri dhe u kthye pranë familjes së tij në Itali.

Një çajnik i rrallë kinez është shitur në ankand për më shumë se 1 milion euro, 1000 herë më shtrenjtë se ç’e kishin planifikuar shitësit

Binjakët, Luani dhe Shigjetari janë tre shenjat e horoskopit që bëjnë shpenzime marramendëse në krahasim me shenjat e tjera.

Një fjalë, një gjest, një buzëqeshje ose thjesht dëgjoni ata që na qëndrojnë pranë. Ndonjëherë duhet shumë pak për të “lehtësuar” ditët.

Në fillim të këtij viti u tha se rolin e Princit Eric në filmin e ri “Sirena e vigël” ishte i destinuar ta luante Harry Styles i One Dire

Princ Harry dhe Meghan Markle kanë vendosur të thyejnë traditën disavjeçarë të familjes mbretërore, duke mos u bërë pjesë e festimeve të

Kryeministri Edi Rama njihet për stilin e veçantë dhe shpeshherë mjaft të guximshëm.

Deputetja e Durrësit, Edlira Hyseni, feston sot 43-vjetorin e lindjes.

Qelizat e zemrës rrahin ndryshe në hapësirë.