“Letra e Zotit” shitet rreth 3 milion dollarë në ankand

05/12/2018 - 18:50

Është shitur për 2.89 milion dollarë ajo që ka marrë emrin si “Letra e Zotit” e Albert Einstein në ankandin e “Christie’s” në New York.

Një shifër rekord, e cila shkoi shumë larg vlerësimit fillestar prej 1,5 milionë dollarë. Është vetëm një faqe e gjysmë, shkruar në gjermanisht nga shkencëtari fitues i çmimit Nobel dhe ku fjala “Zot” përmendet vetëm një herë. Por në këto rreshta shumë të sinqertë, fituesi i çmimit Nobel ballafaqohet me konceptin e fesë dhe shihet si deklaratë kyçe në debatin midis shkencës dhe fesë.

“Fjala Zot nuk është për mua asgjë tjetër, përveçse shprehës dhe produkt i dobësive njerëzore. Bibla është një koleksion legjendash të nderuara, por akoma primitive. Asnjë interpretim, pavarësisht sa delikat, nuk mund të ndryshojë gjë në lidhje me këtë”.

Letra u shkrua në 1954 nga babai i relativitetit, vetëm një vit para vdekjes së tij, teksa i drejtohej filozofit gjerman Eric Gutkind, si përgjigje ndaj një prej veprave të tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Disa shenja zodiakale janë më të 'mbyllura' ndaj dashurisë, përqendrohen në gjëra të tjera, ose janë më të komplikuar në ndjenja, ndaj mu

Lionel Messi është një prej futbollistëve më të paguar në botë dhe së fundi ka blerë një avion privat për familjen e tij që kushton rreth

Sonda InSight e NASA-s ka regjistruar tingujt e parë të erërave në Mars, gjatë javës së parë të operacioneve në këtë planet.

Finalja e madhe e “Këngës Magjike” përfundoi mbrëmjen e së shtunës.

Këngëtari Flori Mumajesi është shpallur fitues i edicionit të 20-të së spektaklit të “Këngës Magjike” me këngën “Plas”.

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Florjan Binaj ishte i ftuari special i kësaj puntate në "Mos i fol shoferit" në Ora News. 

Për herë të parë Aulona dhe Fatma dolën nga kosherja e zakonshme për të sjellë këtë puntatë një Thumb Magjik.

I njohur për karakterin e tij polemizues, ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini është përplasur edhe me Pamela Anderson.

Këngëtaret me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë nominuar për çmimet Grammy në kategorinë, “Best New Artist”, ose artistja m

Ed Razek, kishte deklaruar më herët se nuk punësonin modele trans pasi qëllimi i tyre është që të ruajnë “fantazinë”.