Ish-çifti i famshëm, Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus prej kohësh janë në qendër të mediave për jetën e tyre private.

Pas aventurës që kaluan, e cila zgjati për më shumë se një dekadë, dyshja i dha fund martesës vetëm pas një viti.

Para dy vitesh ata humbën shtëpinë e tyre në Malibu nga zjarri.

Kështu, Hemsworth po shet shtëpinë që ndau me Cyrus. Por ai po humbet shumë para në krahasim me sa e bleu atë.

Në fund të vitit 2018, zjarret shpërthyen në Kaliforni dhe shkatërruan shumë shtëpi, por jo vetëm. Cyrus dhe Hemsworth ishin midis shumë të prekurve.

“Rolling Stone” shkruan se shtëpia e çiftit u përfshi nga flakët, por ata ishin në gjendje të largoheshin në mënyrë të sigurt me kafshët e tyre. Ata dhuruan gjithashtu 500,000 dollarë për ndihmë.

Por, tashmë Hemsworth po largohet nga shtëpia në të cilën jetoi dikur me Cyrus.

“Yahoo” vëren se prona prej 7.4 hektarësh dikur përfshinte një shtëpi në stilin e fermës së viteve 1950, një studio regjistrimi, një studio shkrimi të veçantë, një hambar, një lëndinë të madhe dhe një korridor.

Hemsworth e bleu shtëpinë për 6.8 milion dollarë në 2014. Në vitin 2020, ai po i shet për 3.6 milion dollarë.

Në 2016 Cyrus zgjeroi pronën, pasi bleu një shtëpi më të vogël pranë saj, dhe ajo mbeti e paprekur nga zjarret. Ajo shpenzoi 2.5 milionë dollarë për 2.06 hektarë.

Duket sikur Cyrus dhe Hemsworth janë zhvendosur plotësisht nga shtëpia e tyre së bashku me kujtimet. Sa i përket humbjes financiare, dyshohet se Hemsworth është shumë i prekur nga ajo.