Quhet ‘Little Island’ (Ishulli i vogël), parku i ri publik që do të inaugurohet në Nju Jork në pranverë të vitit 2021.

Ky park është ndërtuar përgjatë ujërave të lumit Hudson, në zonën e Chelsea.

Idea për këtë projekt është e miliarderit Barry Diller dhe e bashkëshortes Diane von Furstenberg, që për ta realizuar kanë investuar 250 milionë dollarë.

Objektivi sipas deklaratave të çiftit është të ndërtojnë një oaz të vogël të gjelbërt, ku turistët dhe nju jorkezët të harrojnë stresin e qytetit.