Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Brazil, pasi dyshohet se ka vrarë të dashurën e 18-vjeçare duke luajtur “ruletë ruse”.

Palloma Lima ndërroi jetë pasi kishte mbetur e plagosur rëndë në një zonë pranë kryeqytetit Brasilia.

Policia vuri në pranga 27-vjeçarin gjatë tentativës se arratisjes. Ndërkohë, një tjetër çift janë shoqeruar në polici pasi dyshohen si pjesemarres në vrasje.

Policia tha në një deklaratë për mediat se 18-vjeçarja është qëlluar gjatë lojës “ruletë ruse”, në të cilin pjesëmarrësit vendosin një plumb të vetëm në një pistoletë me mulli dhe e tërheqin këmbëzën ndërsa e kanë vendosur armën në kokë.