Në puntatën e djeshme të “Shiko kush Luan” në Top Channel kishte të ftuar shumë personazhe të njohur nga bota e muzikës dhe artit. Por ajo që ra më shumë në sy ishte vetë prezantuesja Luana Vjollca, e cila kishte veshur një fustan të mrekullueshëm, të cilin ia kemi parë më herët edhe dikujt tjetër.

Ajo që e ka veshur e para këtë fustan, ka qenë supermodelja Kendall Jenner. Ajo e ka veshur fustanin e stilistit Richard Quinn gjatë parakalimit në tapetin e kuq të eventit të rëndësishëm të ndarjes së çmimeve Emmy.

Supermodelja Jenner ka preferuar versionin e fustanit të gjatë, me pala të mëdha në pjesën fundore, si për t’i qëndruar denjësisht eventit të madh ku ishte e ftuar, ndërsa moderatorja Luana Vjollca ka zgjedhur versionin e fustanin me pjesën fundore më të shkurtër, si për t’i qëndruar prakticitetit dhe formatit të emisionit që ajo drejton.