Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga dasma mbretërore e Princ Harry-t me Meghan Markle, mediat e huaja vazhdojnë të komentojnë ende çdo detaj të asaj dite.

Së fundmi kjo dasmë është vënë në qendër të vëmendjes, për shkak se ka vënë në rrezik jetën e shoqërueseve të nuses, përfshirë edhe Princeshë Charlotte.

Ekspertët kanë treguar për “Express.co.uk” se lulet që kishte zgjedhur Meghan për të mbajtur vajzat e vogla në kokë ishin të rrezikshme.

Kurorat ishin të bëra nga zambaku i lugjeve, lisianthus dhe cuscus. Kjo është një bimë shumë helmuese dhe nëse gëlltitet mund të rrezikojë jetën e një personi.

“Express.co.uk” shkruan se kjo lule është shumë e bukur dhe ka një aromë të këndshme, por në të njëjtën kohë është mjaft e rrezikshme.

Duke qenë se të gjitha shoqërueset e Meghan ishin shumë të vogla në moshë, mund të kishin ngrënë diçka nga kjo lule, sepse fëmijët gjithmonë janë kuriozë të provojnë gjëra të reja.