Ditën e sotme ka ndërruar jetë stilisti i “Chanel”, Karl Lagerfeld. 85-vjeçari ka vdekur nga shkaqe ende të panjohura, por prej javësh ai kishte shfaqur probleme në shëndet.

Një nga çështjet që është diskutuar pas këtij lajmi është: kujt do t’i shkojë pasuria marramendëse e stilistit. Sipas disa mediave franceze, trashgimtarja është macja e Karl, Choupette.

Ka qenë vetë stilisti ai që ka thënë për emisionin "Le Divan" se e gjithë pasuria e tij do të trashëgohet nga Choupette, kur ai të mos jetë më.

"Ajo ka fatin e saj, ajo është një trashëgimtare, dhe nëse diçka më ndodh, personi që do të kujdeset për të nuk do të jetë një mjeran. Paratë që nuk do të mar me vete, i takojnë asaj…Choupette është një vajzë e pasur."

 Lagerfeld ka qenë gjithmonë i shoqëruar nga macja, madje dikur ka dashur të thyejë ligjet për t’u martuar me të.