"Maldivet turke" pritën mbi 800 mijë vizitorë në vitin që lamë pas

14/01/2021 - 10:54

Mbi 800 mijë persona vizituan Liqenin Salda të Turqisë i quajtur edhe si Maldivet turke për shkak të ujit të tij të kristaltë në provincën jugperëndimore. Administrata e provincës Burdur tha se pavarësisht pandemisë së COVID-19, mbi 800 mijë persona vizituan vendin, sipas "Anadolu Agency".

Liqeni Salda u mbyll për rreth dy muaj e gjysmë për shkak të masave kundër koronavirusit dhe u hap për vizitorët që nga 1 qershori i vitit të kaluar.

Për shkak të interesimit të lartë, hyrja në liqen dhe plazh në rajonin e “Ishujve të Bardhë” të Saldas u mbyll nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit që nga 15 tetori si pjesë e përpjekjeve të mbrojtjes.

Në vitin 2019, gati 1,5 milion njerëz vizituan lokacionin. Verën e kaluar, ngjashmëritë midis liqenit dhe Kraterit Jezero në Mars kanë tërhequr interesin e Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës së SHBA-ve (NASA) në hulumtimet e saj mbi jetën e mundshme në Planetin e Kuq.

Përbërja minerale midis kraterit Marsian dhe Liqenit Salda në provincën Burdur, Turqi, u krijua me matje morfologjike dhe ndijimi nga larg, tha për AA, Candan Gökçeoğlu, një profesoroshe e inxhinierisë gjeologjike në Universitetin Hacettepe në kryeqytetin Ankara të Turqisë.

"Ju mund të mos jeni në gjendje të udhëtoni në Kraterin Jezero në Mars, por mund të vizitoni gjënë tjetër më të mirë: Liqenin Salda, Turqi", tha Observatori i Tokës i NASA-s.

Po ashtu i njohur si Maldivet e Turqisë, liqeni në provincën jugperëndimore Burdur të Turqisë ka qenë një destinacion popullor për turistët në vitet e fundit me plazhin e tij të bardhë dhe ujin e pastër.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prokuroria e Napolit ka nisur hetimet rreth financimit për ndërtimin e statujës në kujtim të Diego Armando Maradonës.

Ditën e djeshme Australia ka festuar ditën kombëtare dhe për këtë arsye mijëra qytetarë kanë mbushur plazhet për të festuar, pa patur fri

Një grua kineze që mori ilaçe anti-inflamatore për të fshehur simptomat e COVID-19 në një fluturim nga SHBA-ja në Kinë marsin e kaluar, u

Financat e shumicës së klubeve të futbollit kanë pësuar tronditje gjatë vitit 2020 për shkak të ndikimit të pandemisë së Koronavirusit, q

Pronari i një bar-kafeje ne Angli befasoi me deklaratat e tij, kur tha se fantazmat që ka në shtëpi e ndihmuan të gjente një derë te fshe

Anthony Fauci është punonjësi më i paguar i qeverisë në Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke tejkaluar kështu edhe vetë presidentin.

Deva Cassel, vajza e Monica Belluccit, është protagoniste në fushatën reklamuese të parfumit më të ri që do lançojë "Dolce & Gabbana"

Ne e kalojmë pjesën më të madhe të jetës sonë (rreth një e treta e saj) duke fjetur.