“Mami u hodh në ujë dhe nuk doli më…” Vazhdojnë kërkimet pa rezultat për Riveran

12/07/2020 - 14:51

Nëna e yllit të serialit "Glee", Naya Rivera, e cila u zhduk 4 ditë më parë, u fotografua në gjunjë përballë liqenit ku vajza e saj dyshohet se është mbytur. Imazhet e publikuara në mediat ndërkombëtare tregojnë nënën e Riveras me krahët e hapur përballë liqenit, ndërsa djali i saj qëndron në krah.

Kërkimet për 33-vjeçaren hynë sot në ditën e katërt, pas zhdukjes së saj ndërkohë që po lundronte me varkë në Liqenin Piru në Ventura të Kalifornisë, së bashku me djalin 4-vjeçar.

Autoritetet thonë se kërkimet janë të vështira për shkak të thellësisë dhe ujit të turbullt të liqenit. Ata parashikojnë që do të duhen edhe 4-5 ditë të tjera për gjetjen e trupit të aktores.

Rivera besohet se u mbyt në liqenin e Kalifornisë së Jugut të mërkurën. Djali i saj 4-vjeçar u gjet vetëm, në një varkë që aktorja kishte marrë me qira. Ai u tha hetuesve se “mami u hodh në ujë, por nuk doli më”.

Josey është shëndoshë e mirë dhe po qëndron me familjarët e tij. Babai i djalit është aktori Ryan Dorsey. Ai u nda nga Naya në 2018-n dhe luan serialin Ray Donovan.

Dyshimet janë se 33-vjeçarja mund ketë goditur aksidentalisht me kokë gurët që ndodhen nën sipërfaqen e liqenit në momentin që është hedhur në ujë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nën dyshekë, qilima, në rrobat e papastra, libra ose sirtarë… Nëse zgjidhni këto vende për të ruajtur para, duhet ta dini se hajdutët “do

Produktiviteti nuk varet nga koha e qëndrimit në punë. Por si mund të jeni produktivë dhe jo vetëm të zënë në punë?

Të jesh blogere sot në Shqipëri duket hera-herës si një trend.

Pasagjerët e një fluturimi nga Nisa në Oslo do të duhet të zbatojnë një karantinë dhjetëditore, për shkak se avioni i tyre zbriti në të n

Këngëtarja e njohur, Manjola Nallbani, njihet jo vetëm për zërin e mrekullueshëm, por edhe pamjen e jashtme, ku shfaqet gjithmonë e kurua

Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip rrezikojnë të mbeten të izoluar në rezidencën skoceze në Balmoral, ku ato janë atje prej disa dit

Ish-mbreti i Spanjës Juan Carlos, që ka lënë vendin pas akuzave për korrupsion ndodhet në Abu Dhabi, në një rezidencë të një superhoteli

Prej disa muajsh, pandemia ka pushtuar botën duke krijuar vështirësi dhe probleme të ndryshme.

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, ka treguar se vuante nga një depresion i një shkalle të ulët për sh

Pasuria e themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, veçse vjen duke u rritur.