Marka luksoze “Burberry” djeg 32 mln euro produkte

Postuar: 19/07/2018 - 19:57

   “Burberry”, marka luksoze britanike e modës, ka shkatërruar rroba të pashitura, aksesorë dhe parfume me vlerë 28.6 milionë paundë, ose mbi 32 milionë euro vitin e shkuar, me qëllim mbrojtjen e emrit të tij.

Vlera totale e mallrave të shkatërruar në pesë vitet e shkuara, ndërkohë shkon në më shumë se 90 milionë paundë ose më shumë se 100 milionë euro. Kompanitë e modës, përfshirë “Burberryn”, shkatërrojnë mallrat e padëshiruara me qëllim që ato të mos vidhen apo të shiten me çmime më të lira. “Burberry” tha se energjia e gjeneruar nga djegia e produkteve të tij, nuk ishte çuar dëm çka e kish bërë procesin miqësor me ambientin.

“Burberry ka vepruar me qëllim që të minimizojë sasinë e stoqeve të mbetura të prodhuara nga ne. Në disa raste, kur asgjësimi i produkteve është i nevojshëm, ne e bëjmë këtë në mënyrë të përgjegjshme dhe vazhdojmë të kërkojmë mënyra për të reduktuar dhe rivlerësuar eksesin”, tha një zëdhënës i kompanisë.

Gjatë pesë viteve të fundit, Burberry ka punuar shumë për ta bërë emrin e tij edhe një herë ekskluziv pasi kaloi përmes një faze në të cilën falsifikuesit ngjisnin markën “Burberry” mbi gjithçka që mundeshin. Dhe shkatërrimi i produkteve të padëshiruara është pjesë e këtij procesi.

“Burberry” nuk është e vetmja kompani që është detyruar të përballet me tepricë mallrash luksi. Richemont, që zotëron markat Cartier dhe Montblanc, është detyruar të riblejë 480 milionë euro ora të tyre gjatë dy viteve të fundit. Analistët thonë se pjesë të këtyre orave mund të riciklohen, por sidoqoftë, pjesa më e madhe, hidhet. Ambientalistët ndërkohë janë të zemëruar për shpërdorimin.

“Pavarësisht çmimeve të tyre të larta, “Burberry” dhe të tjerë, nuk tregojnë respekt për produktet e tyre, punën e madhe dhe burimet natyrore të përdorura për ti prodhuar ato”, thonë ata.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vitet nga 2018 deri në 2022 do të jetë edhe më të nxehta nga se parashikohej nga modelet klimatike, sipas një studimi të publikuar sot që

Çiftet jo gjithmonë janë të lumtur në jetën e tyre dashurore.

   Të gjithë e njohim Madonna-n, këngëtarja e cila theu shumë tabu.

   Karakteri i një personi është shumë i vështirë për t’u kuptuar, kështu që sjelljet tona të përditshme tregojnë shumë detaje.

   Zonja e Parë e SHBA po numëron ditët mbrapsht para se t’i kërkojë divorcin presidentit amerikan, Donald Trump.

   Një burrë ka fluturuar me një avion të vogël drejt shtëpisë së tij për të vrarë gruan dhe djalin.

   Ministri i Peshkimit të Norvegjisë ka dhënë dorëheqjen pasi ka shkelur protokollin e sigurisë gjatë pushimeve në Iran me të dashurën e

   Nuk ka dyshim se Kim Kardashian me ditë të tëra i planifikon daljet dhe përgatitjet e saja për parakalimin në tapetin e kuq.

   A e kishit imagjinuar ndonjëherë një “James Bond” me ngjyrë”?!

   Ka trashëguar shtëpinë e gjyshit, por kjo nuk ishte surpriza e vetme për një të ri amerikan.