Marsela Çibukaj është një ndër këngëtaret shqiptare që ka spikatur me zërin e saj dhe është bërë tashmë shumë e dashur për publikun. Së bashku me të dashurin e saj, Vitmar Basha kanë qenë këtë pasdite në programin “Rudina”, ku kanë rrëfyer më tepër për historinë e tyre të dashurisë dhe sesi të dy bashkë po ecin në rrugën e bukur të dashurisë dhe muzikës.

“Ndonjëherë na marrin mësysh dhe zihemi. Vitmari është ai më i qëndrueshmi sepse ne vajzat na merr pak më shumë emotiviteti. Vitmari kapet tek thelbi, unë tek detajet. Thelbi është që ka ndjenja të sinqerta dhe të ndërthurura me pasionet që ne kemi që në vegjëli. Muzika është nga të parat, por jo vetëm, udhëtimet na pëlqejnë, edhe gatimi na pëlqen”, shprehet Marsela.

Vitmari tregon se ai është rregulli, ndërsa Marsela kaosi që krijon gjëra të bukura.

“Mund të themi që Marsela është kaosi, unë jam rregulli, e çuditshmja. Marsela është kreativiteti, e cila me dy nota arrin të krijojë këngë. Kaosi që e karakterizon bën që të krijojë gjëra shumë të bukura”.