Ceremonia më luksoze e kësaj vere është ajo e manjatit rus Aleksey Shapovaloc, që është martuar me të dashurën e tij, modelen Ksenia Tsaritsina.

Martesa është mbajtur në një zonë në perëndim të Moskës dhe është karakterizuar nga luksi i shfrenuar dhe bukuria e nuses së re 27-vjeçare.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte unaza që mbante në dorë modelja bukuroshe, me vlerë rreth 7 milion euro.

Në ditën e saj më të rëndësishme nusja mbajti veshur dy fustane të mbuluar me diamante, ndërsa torta ishte e lartë 8 kate.

Çifti i ri jeton mes Rusisë dhe Dubait dhe kanë 2 fëmijë së bashku.