SPANJE– Nuk kanë nguruar të kapërcejnë oqeanin dhe të shkojnë për t’u martuar në një tjetër kontinent. Pas legalizimit të martesave homoseksuale, Spanja po kthehet në parajsën e çifteve homoseksuale që i drejtohen këtij vendi për të lidhur kurorë.

Edhe ministri australian i punëve sociale, Ian Hunter, ka zgjedhur pikërisht këtë vend europian për të kurorëzuar dashurinë me partnerin e tij, Leith Semmens.

Çifti e kishte deklaruar prej vitesh që ishte gay, por nuk mund të lidhej në martesë në Australi, pasi kontinenti i largët nuk i ka legalizuar ende martesat brenda të njëjtit seks.