Një dhëndër i ri ka rënë në sy ditën e sotme me “batalionin” e makinave luksoze të markave më të shtrenjta dhe luksoze teksa merrte nusen.

Siç duket edhe nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, nusja është marrë me një mori mjetesh luksoze si Lamborghini, 6 Range Rover Sport, 2 Porsche Cayene të modeleve të fundit, 1 Porsche Panamera dhe Audi A8 i vitit 2018.

Mjetet luksoze kanë pushtuar rrugët e Mamurrasit dhe më pas ato të Tiranës.

Është mësuar se dhëndri është Mandi Fufi, djali i vëllait i ish-deputetit demokrat Mhill Fufi.