Dasmë e madhe në familjen e deputetit të LSI-së, Ylli Shehu, i cili sot ka martuar vëllain e tij të vogël. Familja Shehu është me origjinë nga fshati Buzëmadhe i Kukësit.

Vëllai i deputetit Shehu i ka dhënë sot fund beqarisë. Dasma e tij, një dasmë e përmasave të mëdha, ku ndërthuren elementët tradicionalë me ato modern.

Familja Shehu e ka marrë nusen me helikopter dhe makina të tipit të fundit e ndërsa në fshatin Buzëmadhe nusen e prisnin traditat.

Lodrat dhe curlet prisnin nusen poshtë helikopterit, instrumente karakteristike që përdoren në dasmat e Kukësit dhe luajnë vallen vendase.

Por ajo çka ra në sy më së shumti ishte përdorimi i armëve gjatë pritjes së nuses. Fenomeni i përdorimit të armëve në dasëm është një zakon i vjetër tradicional që kohët e fundit është shndërruar në shprehi të bezdishme dhe rrezik serioz për njerëzit.

Mirëpo kjo nuk e ka ndalur babain e deputetit, i cili gjuan me armë në ajër.

Në pritje të djalit dhe nuses së tij, babai i dhëndrrit, Vesel Shehu gjuan në ajër pa pushim. Kuptohet, kemi të bëjmë me dasmë dhe gëzimi është jashtëzakonisht i madh.