Dasma supozohet të jetë një ndër ditët më të bukura të jetës ku mendohen të gjitha detajet duke nisur nga kateringu, fotografitë, veshjet dhe buqetat të cilat kanë kostot e tyre, që sot nuk janë aspak të lira.

Një studim i ri thotë se kostoja e shpenzimeve për një dasmë do të rritet shumë më tepër se sa kemi menduar pas 10 vitesh. Momentalisht, një dasmë luksoze mund të arrijë në 27 mijë paund duke përfshirë dhe muajin e mjaltit.

Por një studim i money.co.uk që analizon të dhënat e 80 viteve të fundit, ka treguar se shifat do rriten deri në 32 mijë paund. Pra në 2028, kostoja mesatare e një martese do jetë shumë e lartë pasi çmimet rriten çdo vit e më shumë.