Autoritetet shtetërore në Nigeri raportojnë se një qytetar i Lagos mbante për kafshë shtëpiake një luan.

Madje ai shërbente si "roje" dhe qëndronte në oborrin e shtëpisë, ndërkohë që në anën tjetër të rrugës ndodhet një shkollë 9-vjeçare.

Disa oficerë të task forcave dhe të forcave speciale ushtarake arritën të neutralizojnë kafshën e egër me qetësues dhe më pas e dërguan në kopshtin zoologjik të Bogije Omu në Lekki.

Ky operacion erdhi pas dënoncimit të disa prej banorëve të lagjes të cilët dorëzuan një peticion në Ministrinë e Mjedisit.

Drejtori i shkollës pranë kësaj banese shprehet se ishte në dijeni të tij dhe se nuk mund të siguronte fëmijët.

Policia i bën thirrje të zotit të shtëpisë që të paraqitet pranë stacionit të policisë që të vetëdorëzohet. Nga hetimet paraprake dyshohet se luani jetonte prej dy muajsh në banesë.