Mbreti i Norvegjisë Harald dhe mbretëresha Sofia kanë hyrë në karantinë dhe kanë ndërprerë impenjimet publike.

Nuk janë të sëmurë as edhe pozitiv, por kanë dhënë shembullin e tyre, me dispozitat e qeverisë së Oslos.

Kjo e fundit ka vendosur që kushdo që hyn në vend nga jashtë duhet të futet në vetëizolim, pa dallim nëse vjen nga vendet e zonës së kuqe apo zona të tjera, ka apo s’ka simptoma.

Lajmi vjen nga një komunikatë e bërë në televizionin norvegjez Nrk dhe e konfirmon në Twitter familja mbretërore.