Prej më shumë se dy javësh, vendi ynë është mbyllur si pasojë e përhapjes së Covid-19.

Kryeministri Edi Rama në daljet e tij të përditshme ka paralajmëruar një sërë masash, ndërsa nga e hëna njerëzit do të dalin vetëm me autorizim për të blerë ushqimet.

Edhe vetë kryeministri dhe familja e tij janë mbyllur në shtëpi në këtë periudhë.

Djali i tij i madh, Greg Rama duket se po e përjeton jo fort mirë këtë situatë.

“Ndonjëherë asgjëja është gjëja më e vështirë për t’u bërë”, ka shkruar djali i kryeministrit në Instagram.