Një foshnje është mbytur në shtratin e krevatit të tij për shkak të neglizhencës së madhe të dizenjuesit të krevatit.

Prindërit  e gjetën vogëlushin 7-muajsh, Oscar Abbey, të vdekur me kokën e bllokuar në një nga ndarjet e krevatit në shtëpinë e tyre në York më 3 nëntor 2016.

Charlie dhe Shannon Abbey blenë krevatin nga Playtime Beds dhe pronari i firmës Craig Williams është akuzuar për vrasje të rëndë për shkak të neglizhencës.

Prokurori i çështjes John Elvidge, tha se gjatë natës Oscar futi trupin e tij nëpër ndarjet në pjesën e përparme të krevatit të tij. Por koka e tij ishte shumë e madhe për t'u përshtatur, ndaj dhe u mbyt.

Ai shtoi se krevati ishte projektuar dhe ndërtuar pa asnjë kujdes apo mendim për sigurinë e fëmijës që po flinte në të.

Çifti e bleu krevatin për 655 dollarë, ndërsa Williams, nga Rotherham, South Yorkshire, dizenjuesi i krevatit dhe pronari i kompanisë, mohoi vrasjen pa paramendim dhe mashtrimin në Gjykatën Leeds Crown.