“Më falni kam gënjyer për 15 vite”, gazetarja e njohur në Iran jep dorëheqjen nga profesioni

17/01/2020 - 13:58

Për 13 vite radhazi ishte një nga personazhet më të njohura dhe të dashura të televizionit shtetëror, por edhe lajmëtarja e propagandës të regjimit të ajatollahut Khomenei.

Por tragjedia e aeroplanit ukrainas ku humbën jetën 176 persona ishte e tepërt për të, dhe për këtë arsyeje gazetarja e njohur iraniane Gelare Jabbari njoftoi braktisjen e gazetarisë me një status në Instagram, ku shkruan në mënyrë domethënëse, “më falni, kam gënjyer për 15 vite”. Një zgjedhje të tillë kanë bërë edhe dy  koleget e saj, po aq të njohura.

Zahra Khatami, pasi falënderoi ndjekësit e saj, deklaroi se “nuk do të kthehej kurrë më në televizion”, ndërkohë që të njëjtin vendim e mori edhe Saba Rad, “pas 21 vitesh pune në radio”. Irani njofton se kanë nisur arrestimet për rrëzimin e avionit

Reagimi i gazetareve është pjesë e një revolte shoqërore që po përfshin opinion publik më reformator në Iran, që kritikon qeverinë akuzuar se po fsheh edhe njëherë përgjegjësitë për tragjedinë.

Sindikata e gazetarëve në Teheran ka protestuar duke deklaruar që në Iran po përjetohet funerali i besueshmërisë publike, që po cenon reputacionin e mediave zyrtare në atë vend. Tensionet janë të larta pothuajse në të gjithë botën, pasi shumë ngjarje të rëndësishme kanë rrezikuar jetën e qindra njerëzve.

Por, ndërkohë që sulmet ajorore nuk kanë të ndalur në mes Iranit dhe SHBA-së, në Europë liderë dhe zyrtarë të lartë kanë pësuar ndryshime rrënjësore sa i përket statuseve politike.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndërron jetë në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë, Chitetsu Watanabe, nga Joetsu City i Japonisë.

Më 25 shkurt 1836, Samuel Kolt regjistroi shpikjen e tij, revolverin me pesë fishekë.

Koronavirusi është tema e momentit në Itali dhe Mario Balotelli ka shprehur mendimin e tij në lidhje me situatën e krijuar.

Anxhela dhe partneri i saj ishin në prag të realizimit të ëndrrës së tyre të madhe, për të kurorëzuar lidhjen e dashurisë në martesë.

Janë disa shenja që duhet të mësojnë të mjaftohen, pasi janë shumë të pasigurt në vetvete. Ja cilat janë:

Qindra njerëz janë filmuar duke u mbajtur rradhë për të blerë maska për fytyrën, nën frikën e shpërthimit të koronavirusit, në një qytet

Ish-producenti i famshëm i filmave, Harvey Weinstein është shpallur fajtor për dy nga akuzat gjatë gjyqit për abuzimet seksuale. Ai, ësht

Një burrë guximtar që donte të provonte me çdo kusht se planeti i tokës është i rrafshët dhe jo në formë globi, është vrarë nga rënia e r

Gjatë jetës së tij Kirk Douglas gjithmonë ka financuar shoqata bamirëse.