Reperi amerikan, Miles McCollum i njohur me emrin e artit Lil Yachty, u arrestua dhe u akuzua për qarkullimin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Artisti u ndalua nga policia rrugore në një autostradë ndërshtetërore në Atlanta.

Ngjarja ndodhi mbremjen e 21 shtatorit kur 23-vjeçari po ngiste një Ferrari të bardhë me shpejtësi 240 km/h në momentin e arrestimit. Ai u dërgua në burgun e Atlanta City ndërsa automjeti i tij iu dha një shoku.

Edhe pse raportimet e mediave te huaja benin te ditur se ai ishte në burg, vetë reperi me anë të një postimi ka treguar që është i lirë dhe jo në qeli.