Këtë kohë bota është tronditur me lajmet e shumta ku vajza dhe gra, pjesë e industrisë së filmit, kanë ngritur padi apo kanë deklaruar se janë abuzuar seksualisht. Disa nga të akuzuarit vuajnë dënimin, e të tjerë gjykohen në gjendje të lirë.

Vala e këtyre pretendimeve ka mbërritur deri në Bollywood. Aktorja e famshme, Esha Gupta i ka çuditur të gjithë duke deklaruar se një burrë e ka përdhunuar me sy. Ajo ka kallëzuar penalisht pronarin e një hoteli në Delhi.

Në një postim në Instagram, ajo është shprehur se burri i identifikuar si Rohit Vig u ul në një tavolinë përballë saj dhe miqve që e rrethonin dhe nuk ja hoqi sytë për një kohë shumë të gjatë. 33-vjeçarja shkroi se ai i kishte kërkuar që të kthehej tre herë përballe tij në mënyre që ta shikonte më mirë. Aktorja ishte ndjerë e fyer dhe madje e abuzuar ndërsa pronarin e hotelit, në postimet e saj në rrjetet sociale e etiketoi si derr.

Por këto akuza të aktores kanë shkaktuar polemika. Të shumtë kanë qenë ata që kanë akuzuar Esha Gupta se po e bënte çdo gjë për të tërhequr vëmendjen, duke promovuar në këtë mënyrë filmin e saj të ri.

Ndërsa një tjetër e pyet 33 vjeçaren nëse e di se çfarë është përdhunimi, ndërkohë që e konsideron si diçka të turpshme të gjithë këtë rrëmujë qe ka shkaktuar reagimi i kësaj, për dikë që në fund të fundit thjeshtë po e adhuronte për bukurinë e saj.