Pas publikimit të lajmit se ilaçi i përgatitur nga “Kevzara” ka shëruar me sukses pacientin e parë, të infektuar me COVID-19, me metodën e re, shumë njerëz i kanë kthyer sytë nga produktet e “Kevzara”.

Kura e re është një produkt i zbuluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga kompania “Regeneron Pharmaceuticals” dhe “Sanofi”, ndërsa mësohet se emri i ilaçit të ri që po sulmon Covid-19 është Kevzara, raportojnë mediet ndërkombëtare.

Kevzara është një antitrup monoklonal plotësisht njerëzor që pengon rrugën e interleukin-6 (IL-6) duke e bllokuar receptorin IL-6, raporton një medie tjetër.

IL-6 mund të luajë një rol në drejtimin e përgjigjes inflamatore tepër aktive në mushkëri te pacientët që janë të sëmurë rëndë ose janë prekur nga infeksioni COVID-19.  Medikamenti Kevzara me sa duhet do jetë ai që do të mposhtë COVID-19 dhe do të na shpëtojë të gjithëve.

Shkencëtarët kanë prova paraprake që IL-6 mund të luajë një rol kryesor në drejtimin e përgjigjes imunitare inflamatore që shkakton sindromën akute të shqetësimit të frymëmarrjes (ARDS) te pacientët e sëmurë nga COVID-19. Ndaj pa frikë mund të themi se është gjetur “thembra e Akilit”.