27/11/2020 - 17:09
Larg Londrës, Meghan Markle dhe Princ Harry festuan “Ditën e falënderimeve” për herë të parë në vilën e tyre 14 milionë dollarëshe në Santa Barbara, SHBA.
Sipas mediave të huaja ishte një darkë e qetë familjare e gatuar nga vetë dukesha e Sussex, e cila thuhet se është një kuzhiniere shumë e mirë, me bazë perimesh të ndryshme dhe gjel deti.
Festës familjare sipas revistës “People” iu bashkua dhe nëna e Meghan, Doria Ragland. Edhe vitin e kaluar Meghan dhe Harry së bashku me djalin e tyre e kaluan "Ditën e Falenderimeve" larg familjes mbretërore, në Kanada.
Por duket se edhe Krishtlindjet këtë vit do të jenë larg Londrës. Sipas një burimi për “People” çifti së bashku me djalin e tyre 19 muajsh janë shumë të lumtur në SHBA.
/portali DurresLajm/