Dukesha e Sussex, Meghan Markle u dëmshpërblye me 450 mijë paund ose rreth 521 mijë euro pas fitores së betëjes ligjore kundër “Mail On Sunday”, e cila kohë më parë publikoi letrën personale që dukesha i shkroi babait të saj.

Muajin e kaluar, gjykatësi Mark Warby në Gjykatën e Lartë të Londrës vendosi që tabloidi kishte shkelur privatësinë e Meghan dhe kishte shkelur të drejtën e saj të autorit duke botuar pjesë të letrës me pesë faqe që i shkroi babait të saj, Thomas Markle në prag të dasmës së saj me Princin Harry, shkruan Reuters.

Ekipi ligjor i Meghanit kërkonte më shumë se 1.5 milion paund (1.7 milionë euro) tarifa ligjore dhe se gjysma e shumës duhet të paguhet brenda 14 ditëve.

Gjykatësi Warby vendosi në favor të saj pa mbajtur një gjyq, duke thënë se artikujt ishin një shkelje e qartë e privatësisë pasi gazeta argumentoi që dukesha kishte dashur që përmbajtja e letrës të bëhej publike dhe ajo formoi pjesë të një strategjie mediatike.

Warby ra dakord të bënte një urdhër shpenzimesh të përkohshme prej 450 paund (521 euro) duke thënë se shuma përfundimtare “mund të jetë shumë më tepër se kaq”.