E vendosur tani në SHBA, Meghan Markle hedh pas shpine kurorën angleze dhe i drejton sytë nga Shtëpia e Bardhë.

Prej pak kohësh ka pasur zëra, por tani ka filluar që të flitet publikisht.

Vetë Donald Trump thotë: “Nuk jam fans i Meghan, por i uroj shumë fat princit Harry, sepse do të ketë vërtetë shumë nevojë”.

Zbritja në fushë në zgjedhjet presidenciale e Meganit, mund të ishte një akt shumë skenik. Dukesha e Suseksit do të donte të ndiqte gjurmët e Obamave dhe sheh te Michelle një shembull perfekt. Ashtu si ata, ajo ka firmosur edhe një kontratë me platformën Netflix dhe ka krijuar një fondacion bashkë me Harryn, që mes të tjerash synon edhe lobime politike.

Pra, Markle duket një stratege e vërtetë dhe që nga dasma me princin Harry e në vijim, mund të ketë planifikuar mirë të ardhmen e saj, në përpjekje për të realizuar ambiciet e saj politikë.

Por roli i princit Harry cili do të jetë? Ashtu siç thotë Trump, do të ketë nevojë për shumë fat. Ndërkohë, britanikët i bëjnë gjërat të qarta. Pas shfaqjes së dukëve të Suseksit për të ftuar amerikanët të votojnë, Pallati Bakingam ka bërë menjëherë të ditur se Herri flet në emër të tij pasi nuk është më anëtar aktiv i familjes mbretërore.