Këtë vit familja mbretërore nuk do të shkojë për gjueti shpendësh, traditë e cila ka qenë e përvitshme. Diçka e tillë ka ndodhur pasi dukesha Meghan Markle ka dalë kundër kësaj tradite, si një aktiviste për të drejtat e kafshëve.

Mësohet se pas këtij vendimi të dukeshës, e gjithë familja hoqi dorë nga gjuetia dhe vendosi të mos e realizojë këtë vit.

Nuk hera e parë që Markle del kundër traditave dhe rregullave që përfshin protokolli mbretëror.

Në raste të tjera ajo ka vendosur të mos marrë pjesë në aktivitete të ndryshme për shkak të preferencave të saj personale që ishin të kundërta me protokollin.