Thomas Markle konfirmoi se nuk ishte ftuar në martesën e motrës nga babai, Meghan me princin Harry, në një intervistë për të përditshmen “Daily Mirror”, ku ai shpreh keqardhje që ajo ka harruar rrënjët e saj familjare.

Thomas Markle, 51 vjeç, theksoi se nuk e kishte parë aktoren amerikane 36-vjeçare, e cila po përgatitet të bëhet pjesë e familjes mbretërore britanike më 19 maj, që prej vdekjes së gjyshes së tyre në vitin 2011 dhe largimit të saj në Toronto për t’u kthyer në serialin “Suits: avocats sur mesure”.

“Ndoshta familja e saj amerikane është një burim turpi për të”,theksoi ai për të përditshmen para se të konfirmonte “nuk jam i mërzitur, vetëm i zhgënjyer. Është zhgënjyese duke marrë parasysh se dikur kemi qenë shumë të afërt”.