Nëse premtimet e martesës do të ishin më praktike, çiftet do t’i kërkonin njëri-tjetrit të hiqnin dorë nga zakonet e mërzitshme që kanë.

Me siguri të gjithë njerëzit i premtojnë njeri-tjetrit se do të jenë bashkë në të mirë e në të keq, mirëpo sa prej jush mund t’i kenë premtuar partneres se nuk do t’i fikin të gjitha dritat e shtëpisë me qëllimin e mirë për të kursyer energjinë elektrike? Duket e çuditshme apo jo?

Ky mund të ishte një nga betimet që Princi Harry duhet t’ia premtonte Maghan Markle ditën e dasmës. 

Në dokumentarin e ri për jetën e tyre, Princi Harry ka treguar se ka trashëguar të njëjtin zakon si të babait të tij, Charles, për të fikur të gjitha dritat në shtëpi.

“Unë vetëm fik dritat në shtëpi. Jam i fiksuar me këtë gjë”, ka treguar Harry.

Në fakt kjo është një praktikë për një kauzë të mirë: ruajtjen e mjedisit.

Charles është një ambientalist dhe e ka kaluar këtë zakon të vogël tek të dy djemtë e tij, Harry dhe William.

Nëse menduat se vetëm Meghan "e vuan" këtë gjë në shtëpi, edhe Dukesha Kate me siguri e ka këtë problem me Williamn, pasi fik çdo dritë të mundshme të shtëpisë.