Autoritetet në Florida kanë paralajmëruar njerëzit që nëse vishen si klounë natën e Halloween mund të rrihen, madje edhe të vriten.

Deklarata e ardhur nga zyra e sherifit në Volusia thoshte se banorët kanë të drejtë që të mbrojnë veten e tyre. Kjo deklaratë konfirmon terrorizimin që kanë pësuar banorët vendas.

Në deklaratë thuhej gjithashtu se njerëzit që vishen si klounë shumë të frikshëm do të përballen edhe me ndëshkime të tjera.

Kjo deklaratë vjen pasi ndodhi një incident me një fëmijë 11 vjeç, që u tremb nga një kloun që sipas tij doli nga shkurret drejt e në rrugë.

11-vjeçari tha se klouni ishte përpjekur që ta rrëmbente atë. Ai e përshkoi klouni me paruke blu, fytyrë të lyer, hundë të kuqe, këmishë me mëngë të gjata, pantallona dhe këpucë të zeza.