Monumenti simbol i Parisit, kulla Eifel ndriçohet gjatë natës për të falenderuar mjekët.

Në kullën e ndriçuar ishte shkruar “Merci” (faleminderit) në shenjë falenderimi për të gjitha bluzat e bardha që janë impenjuar në luftën kundër koronavirusit.

Në Francë 1995 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërkohë që numri i të prekurve është rreth 33 mijë.  Franca renditet në vendin e gjashtë në botë deri tani për numrin e të infektuarve nga Covid-19.