Kristiano Ronaldo i ka bërë vetes dhuratë një makinë të re gjatë kohës që po qëndron në karantinë në shtëpinë e tij në Portugali. “Bild” zbulon se bëhet fjalë për një makinë jashtë serie “Bugatti Centodieci”, që do të prodhohet vitin e ardhshëm vetëm me 10 ekzemplarë.

Ylli portugez i Juventusit, aktualisht ndodhet në Madeira dhe e ka porositur makinën e re, e cila do t’i kushtojë deri në 9.5 milionë euro dhe do të mund t’i dorëzohet pronarëve të rinj vetëm në vitin 2021.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka aktualisht në koleksionin e tij të makinave të luksit një “Bugatti Veyron Grand Sport Vitesse”. Gjithçka do të jetë e personalizuar me inicialet e “CR7”. “Centodieci”, do të ketë një motor 8 litërsh W18.

Shpejtësinë nga 1-100 km/h ajo e arrin për 2.4 sekonda ndërsa shpejtësia maksimale do të arrijë deri në 380 km/h. “Bild” kontaktoi me prodhuesin francez, të cilët as e konfirmuan dhe as e mohuan nëse futbollisti ishte një ndër 10 blerësit e makinës së tyre të ardhshme.