Mësuesja e Ermal Metës tregon detaje nga fëmijëria e këngëtarit

Postuar: 12/02/2018 - 21:40

   Dueti mes shqiptarit Ermal Meta dhe Fabrizio Moro triumfoi ne Sanremo, pavarësisht kritikave për plagjiaturë.

Ata rrezikuan eliminimin, por kënga e tyre jo vetëm që nuk u eliminua, por theu rekorde shikueshmërie.

Sot përmes emisionit “Rudina”, në Tv Klan gjyshja e këngëtarit, Hyrije Borova dhe mësuesja e tij e parë Margarita thanë nëpërmjet një videomesazhi fjalë të ndjera për këngëtarin.

“Jam gjyshe shumë e lumtur që pas shumë peripecish, Ermali arriti në pikën më kulminante, fitoi Sanremon. I uroj suksese pa infinit, kështu ta ketë gjithë jetën”, tha gjyshja e këngëtarit.

Ndërkohë mësuesja e tij tha se ka ndjekur me vëmendje festivalin dhe se ka ndjerë gëzim të madh kur mori lajmin se ish-nxënësi i saj fitoi çmimin e parë.

“Gjithë këto netë kam ndjekur festivalin. Kam ndenjur deri orët e vona vetëm e vetëm që të dëgjoja Ermalin dhe kur mora vesh se zuri vend të parë ndjeva një gëzim të paparë në jetën time. M’u duk sikur fitoi jo nxënësi im, por djali im. Ai ishte fëmijë i shkathët, shumë i rregullt dhe vinte gjithnjë i përgatitur. I uroj që siç fitoi Sanremon, të fitojë edhe çmimin e parë në Eurovision”, tha mësuesja e këngëtarit./tvklan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Alkooli është përgjegjës për më shumë se 5% të vdekjeve në të gjithë botën ose rreth 3 milionë vdekje në vit.

Australania Josie Capllonch ka shpenzuar 50 mijë dollarë në operacione plastike pas dëshirës së madhe për tu dukur si një kukull barbi.

Rrjeti social Instagram ka bashkëpunuar me Giphy për të sjellë një opsion të ri për përdoruesit.

Një ish-futbollist legjendar i Liverpulit ka bërë një rrëfim tronditës për BBC.

   Artisti Robert Aliaj ka bërë një rrëfim të fortë në studion e emisionit “Provokacija” të Mustafa Nanos në ABC News.

   Kimberly Thompson është ish-bateristja e stafit të Beyonce, e cila sapo është tërhequr nga detyra e saj.

   Kur dëshira për të luajtur në lojërat online, na kthehet në një obsesion, duhet të bëjmë kujdes sepse tashmë kjo është një sëmundje…”

   Noah Cyrus po shet një shishe me lotët e saj, për 12,000 dollarë.

Nëse nuk e njihni Cristiano Ronaldo-n, atëherë duhet të keni jetuar poshtë një shkëmbi për 15 vitet e fundit.

Mbrëmjen e kaluar në kryeqytet u zhvillua një ndër eventet më të rëndësishme.