Një mësuese e shkollës fillore në Queensland të Australisë i ka rënë të fikët në klasë pasi shkoi e dehur në mësim. Pas incidentit, asaj iu ndalua të japë mësim për 2 vite.

Mësuesja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur për shkak të shëndetit të saj mendor, ka pasur prej kohësh probleme me abuzimin me substancat dhe çrregullimet e shëndetit mendor, sipas Gjykatës Civile dhe Administrative.

Ajo gjithashtu është përfshirë në një sërë incidentesh të tjera. Mësohet se mësuesja ka drejtuar makinën në gjendje të dehur me fëmijët brenda. QCAT raporton se abuzimi i saj me alkoolin ka vendosur fëmijët në rrezik dhe i ekspozon ata drejt sjelljeve të papërshtatshme e të frikshme.

Sipas QCAT mësuesja vuan nga depresioni dhe ankthi për shkak të një periudhe tejet të vështirë në jetën e saj, atë të ndarjes nga bashkëshorti. Ajo tashmë shkon tek psikiatri, ka hyrë në qendër rehabilitimi dhe raportohet se është e penduar për veprimet e saj.