Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Meteori frikësoi britanikët, shkencëtarët: E rëndësishme të gjejmë copat që ranë në tokë

01/03/2021 - 19:31

Një meteorit duhet të ketë rënë diku mbi Mbretërinë e Bashkuar, nga një meteor i madh i cili ndriçoi qiellin në Britani një natë më parë, duke frikësuar shumë njerëz.

Sipas shkencëtarëve, një pjesë e vogël e asteroidit hyri në atmosferën e Tokës me 30 mijë milje në orë dhe copëzat e tij mund të ketë rënë në veri të Cheltenham.

Meteori u pa pak para orës 22:00, duke krijuar një zhurmë mjaft të fortë në të gjithë Anglinë jugore. Dr Luke Daly, i Universitetit të Glasgow, tha se meteori u copëtua pasi hyri në atmosferën e Tokës.

“Pjesa më e madhe e tij u dogj në atmosferë për pak sekonda. Megjithatë, ne mendojmë se mjaft fragmente duhet të kenë mbërritur në Tokë”, tha ai.

Shkencëtarët kanë publikuar një hartë që tregon vendet e mundshme ku mund të kenë rënë copëza të meteorit, bazuar në vendet e mundshme të rënies, sipas përllogaritjeve kompjuterike.

“Ky asteroid orbiton kryesisht rreth Marsit dhe Jupiterit dhe nganjëherë i afrohej më shumë Diellit sesa Tokës”, thanë shkencëtarët, duke i bërë thirrje njerëzve që të ndihmojnë në gjetjen e copëzave të tij, duke i konsideruar shumë të rëndësishme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pak javë më parë u zbulua se moderatorja Eni Vasili është shtatzënë për herë të parë.

Pasi emri i tyre u lakua në media për një sherr të supozuar mes të dyve, dy kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun Durr

Familja Mbretërore i dha lamtumirën e fundit dy ditë më parë Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare.

Kryeministri Edi Rama ka pasur marrëdhënie tepër të ngushtë me gjyshen e tij, e cila ishte tepër e dhënë pas fesë dhe gjatë natës dëgjont

Gjatë intervistës me moderatorin Ardit Gjebrea tek rubrika “Gjysma ime” tek "E Diela Shqiptare", Lulzim Basha ka treguar një bisedë me va

Bashkëshorti i mbretëreshës së Anglisë, Princi Philip, i cili ndërroi jetë në 9 prill, u përcoll dje për në banesën e fundit.

Lulzim dhe Aurela Basha ishin sot në emisionin “E diela shqiptare” në një intervistë ndryshe.

Miliarderja e re, Kim Kardashian, u mburr në rrjetet sociale me një gjerdan të ri diamanti me vlerë deri në 150,000 dollarë.